Connect with us

Shkrime

Artan Fuga: Këta janë për të qeshur me lot, ku je o Lulzim Basha…

Artan Fuga ka ironizuar justifikimet e PD-së së Berishës, pas marrëveshjes me PS-në për mbylljen e listave të deputetëve.

“Hahahahahaha!

Dëgjoj zotin Bylykbashi që po thotë se listat e mbyllura, pra që do të ketë deputetë që do t’i emërojë partia dhe jo elektorati, e paskan bërë për të futur si deputetë akademikë në Kuvend!

Hahahahahahaha!

Si kanë futur deri më sot profesora, doktora, intelektualë!

Hahahahahaha!

Sepse ai mendoka që akademikët që emërohen deputetë nga partia pavarësisht se nuk votohen nga elektorati, janë deputetë të mirë!

Hahahahahaha!

Se një akademik, a intelektual, parimisht qenka një tip që nuk votohet nga elektorati, kurse politikanë si ai, ata po votohen!

Hahahahahaha!

Përse nuk fusni edhe ndonjë mjek nga onkologjiku!

Ai nuk dika as që Kuvendi i Shqipërisë nuk është një mbledhje katedre ku flitet për ligje të shkencës, por vendi ku shfaqet vullneti i sovranit! Ai do një sovran, elektorat që të mos zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Lëre Kuvendin, po nuk di si funksionon edhe shkenca!

Hahahahahaha!

Çfarë kujeje!

Hahahaha, dëgjoj zotin Bylykbashi: Rama nuk pranon të bëjë reformë zgjedhore!

Hahahahahaha!

Po pse do të pranonte? Mos është i marrë?

Hahahahaha!

Dhe meqë nuk pranon, po votojmë këtë jo-reformën ose këto dakordësimet që na fiksojnë ne të fiksuarve!

Hahahahaha!

Me lotë, me lotë!

Zoti Lulzim Basha ku jeeeeeee? Duhet një foltore e re”, shkruan Fuga

Advertisement