Aktualitet
Artan Hoxha: Atentatori i ngjarjes në Vlorë ka treguar edhe për goditjen ndaj Top Channel
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga arrestimi Muharrem Koroveshit, i dyshuar si organizator i një atentati në Vlorë, i cili mbeti në tentativë, pasi policia arriti të kapë Amarildo Xhanej, personin që do ta kryente.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Xhanej ka bashkëpunuar me autoritetet dhe se ka treguar detaje edhe nga ngjarja e ndodhur në Top Channel, ku televizioni u godit me armë dhe u vra roja.
Hoxha deklaroi se në Vlorë, situata është veçanërisht problematike, për shkak të luftës mes grupeve kriminale.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit i paraprinë situatës dhe kanë ndërhyrë para se të ndodhen në një ngjarje tjetër. Operacioni i ditës së shtunë, ka qenë vendim i Gjykatës Speciale, ku ka vajtur SPAK.
Ajo ngjarje, policia u njoftua në kohë dhe është enigmë se si arriti policia të njoftohej. Ata që ishin objektivi, nuhatën që ishte futur në territorin e tyre njeri i panjohur.
SPAK ka mundur të zbulojë kush e organizoi atentatin e 6 gushtit. Sipas deklarimeve të tij, u tha se shuma që ishte ofruar ishte 300 mijë euro. Pra kuptojeni në cilat nivele flitet. Ka patur guximin ta bëjë edhe në mes të ditës, në kulmin e sezonit në gusht. Personi ka folur dhe ka dhënë edhe emrin e organizatorit që u kap të shtunën.
Dy personat e tjerë, kushërinj, po e shoqëronin vrasësin me pagesë. E kanë shoqëruar që edhe të orientohej, por edhe të mos dukej. Kur ka ndërhyrë policia, dy të tjerët janë larguar dhe nuk janë kapur dot.
Ajo që e bën ngjarjen me peshë, është që SPAK, duke përfituar nga arrestimi për një ngjarje tjetër, e ka bindur për të dhënë informacionin se kë do të vrisnin. Bëhet fjalë për Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni të njohur. Është beteja midis grupeve në Vlorë.
Të gjitha këto janë konflikte që kanë të bëjnë edhe me ngjarje të tjera. Në Vlorë ka patur 16 të zhdukur.
Ines Hajrrullai ka shpëtuar, herën e parë ka humbur këmbët se ja vunë ekspoziv në makinë. Është tentuar të vritet disa herë. Nuk ndodhet në qytetin e Vlorës”, tha Hoxha.