Connect with us

Politike

Artur Zheji komenton fushatat e Berishës dhe Ramës

Analisti Artur Zheji ka komentuar çeljen e fushatave të PD-së dhe PS-së. Ai i sheh demokratët të ecin me sloganin: “Amerika është me ne”, kurse socialistët, e nisën me muzikë e kërcime pasi “festojnë” mandatin e katërt.

“Te fushata e së djathtës, e gjitha luhet në ftesën për refleksion të opinionit publik, që ‘Amerika është me ne. Amerika që na dënoi padrejtësisht, që ishte e kontrolluar nga Sorosi, ishte Amerikë e pavërtetë. Tani ka ardhur Amerika e vërtetë’. I dërguari, që hiqet si i dërguari, LaCivita, është në krah Berishës. Pra: ‘Amerika është me ne’, një slogan i viteve ‘90.

Nga ana tjetër, në anën socialiste, është thyer një rekord që është mandati i tretë dhe kërkohet të thyhet një rekord rekordesh që është mandati i katërt. Për t’i thënë socialistëve që kjo është një festë në fund të fundit, i thonë që të gëzojnë dhe të festojnë mandatin e katërt. Është një mesazh i fortë që i jep publikut që mandati i katërt është në xhep. Dhe çfarë do bëjmë? Këndojmë…

Opozita sipas Ramës është e copëtuar. Sondazhet nuk e nxjerrin fituese opozitën deri tani. Pse duhet të harxhojë energji? Berishës i thotë bufi, LaCivitas i thotë Latifi. Po harxhoi energji, atëherë ai është në siklet.

Mendoj se është një përshtatje trendi ku shkon shoqëria këto 15 vitet e fundit. Nami le të bëhet. Me miliona klikime. ‘Tallavaistët’ e kanë fituar lojën”, u shpreh Zheji.

Advertisement