Connect with us

Kosova

As në nëntor ska liberalizim vizash për Kosovën

Kalendat greke/ As në nëntor ska liberalizim vizash për Kosovën

Në prag të diskutimit të dytë të grupit punues për vizat në Këshillin e BE-së, Presidenca çeke ka dërguar një “dokument ndërinstitucional”, në të cilin tashmë është përfshirë edhe kërkesa e Francës e paraqitur në takimin e parë, më 13 tetor.

Franca kërkon që hyrja në fuqi e një vendimi eventual për liberalizimin e vizave për Kosovën, të kushtëzohet me nisjen efektive të Sistemit Evropian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe kjo të pasqyrohet në dokumentin bazë, i cili do të diskutohet më 9 apo 10 nëntor, në takimin e radhës të grupit punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për vizat.

Kosovës do ti kërkohet gjithashtu që të përmbyllë marrëveshjet për riatdhesim me ato vende të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla, si dhe ta përshtatë edhe më tej politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian. Me pak fjalë, për momentin ska liberalizim të vizave, pavarësisht

Se Kosova ka bërë progres domethënës në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për viza, si siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve dhe migrimit, përfshirë edhe azilin, rendin publik dhe sigurinë, të drejtat themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.

Advertisement