Connect with us

Sport

Asani doli zbulim i Sylvinhos, ish sulmuesi i Kombëtares: Çelësi i kësaj skuadre është….

Përpara se Kombëtarja shqiptare të kualifikohej për në Europian, i intervistuar nga gazeta “Panorama Sport” Edmond Kapllani u shpreh se kuqezinjtë do t’i priste në Gjermani, aty ku jeton prej vitesh, qershorin e ardhshëm kur edhe do të zhvillohet ky turne.

Ish-sulmuesi i Kombëtares që mban edhe rekordin e golave brenda një fushate eliminatoresh të Europianit është rikthyer të flasë sërish për këtë sukses. Ai shprehet se Kombëtarja ka bërë krenar çdo emigrant që jeton jashtë, pavarësisht se në ndeshjen e fundit nuk shkëlqeu, për shkak edhe të ngarkesës psikologjike që lojtarët kishin. Kapllani mendon se Broja dhe Kumbulla, do të jenë pjesë e grupit që do të shkojë në “Euro 2024” dhe në lidhje me shortin, ai nuk do të dëshironte në grup kombëtare si Spanja dhe Portugalia. Durrsaku tregon se cilët lojtarë sipas tij kanë dalluar në këto kualifikuese.

Lidhur me pyetjen se cili nga lojtarët spikati më shumë në këtë edicion, ai tha se loja e kolektivit foli më shumë, por veçoi mes shumë të tjerëve dhe Jasir Asanin, sipas të cilit gëzon statusin e zbulimit për Kombëtaren kuqezi.

Sylvinho ia dha mundësinë, luajti dhe shënoi. Por, për mua janë të gjithë lojtarët, duke e kapur që nga porta Berisha, më tej me Hysaj që është hera e dytë që kualifikohen, apo Gjimshiti që e pranoi situatën si e ka pasur më parë dhe si është tani. Ka funksionuar grupi, por ajo që më ka bërë përshtypje dhe mund të them që janë zemra e Kombëtares, janë tre mesfushorët, Bajrami, Asllani dhe Ramadani. Kjo treshe është frymëmarrja e ekipit kombëtar dhe ka bërë diferencën, por pa harruar edhe mbrojtjen që ka qënë solide. Ka qenë i gjithë grupi”, tha Kapllani.

Advertisement