Kronike
Asgjësohen rrënjë kanabis në Dibër arrestohet 62-vjeçari! U kap duke vaditur bimët
DIBËR- Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Dibër për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për 62-vjeçarin Arif Bodini i cili në momentin që u arrestua ishte duke vaditur bimët. Policia ka mundur të asgjësojë 233 rrënjë kanabisi që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë. Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 person e u shpall në kërkim 1 tjetër. Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.