Aktualitet
Lufta/ Olsi Jazexhi: Irani me djalin e Khameneit, mund të bëjë bombën atomike, si Koreja e Veriut…
Pedagogu Olsi Jazexhi, duke komentuar luftën mes Iranit, SHBA-ve dhe Izraelit, u shpreh se tashmë ajo është luftë ekonomike. Jazexhi u shpreh se Garda Revolucionare e ka fituar luftën e vet duke zgjedhur djalin e Khameneit si pasues të të atit, i cili e kishte penguar deri tani Gardën Revolucionare që të kishte armë bërthamore.
Pjesë nga biseda
Olsi Jazexhi: Lufta që Irani po bën kundër Amerikës, pas vrasjes së liderit suprem, është luftë ekonomike. Po shohim që Izreali po bombardon qytetet, spitalet, shkollat, por goditja që po i bën Irani perandorisë amerikano-izrealite është ajo ekonomike.
Baton Haxhiu: Irani po ukrainizohet. Beteja e vërtetë është mes Rusisë e Kinës dhe Amerikës dhe Iranit. Te Irani ka diçka që për mua është interesante. Garda Revolucionare e fitoi betejën e vet, e bëri betejën e vet, me zgjidhjen e liderit të ri. Ata liderë që do t’i nënshtroheshin një Amerike, më ai moment nuk ekziston. Kjo e ka nervozuar strategjinë me Iranin. Nëse zgjat lufta zgjatet se Garda Revolucionare e fundit do të kërkojë amnistinë dhe ata do të bisedojnë me Amerikën dhe nuk janë pak.
Olsi Jazexhi: Lufta në Iran është si ajo në Ukrainë. Irani përveçse është aleat i Rusisë dhe Kinës është republikë teokratike dhe në në këtë përplasje me Perëndimin po fiton. Në kohën e Obamës kur u bë marrëveshje ishte në pushtet reformatori Hassan Rouhani, por Trumpi e prishi. Khamenei e ndaloi Gardën Revolucionare që të bënte bombën atomike. Garda Revolucionare shpreson që tashmë me djalin e Khameneit, të cilit iu vranë babai dhe familjarë të tjerë, të bëjnë bombën atomike, si Koreja e Veriut. Siç thotë Netanjahu në një libër në 1995 vendet e rajonit nuk duhet të kenë armë atomike. Ndërsa ai me 10 milionë banorë ka armë bërthamore dhe vret e sulmon kë të dojë.