Connect with us

Aktualitet

‘Ata kanë drejtorin, ne kemi shefin e Krimit’, policia e Shkodrës mes bandave

Detaje të reja dalin në dritë ditë pas dite nga dosja “Metamorfoza” e SPAK, e cila ka tronditur themelet e Policisë së Shtetit.

Teksa në të flitej shumë për vrasjen e Kleant Musabelliut, duket se një akti i tillë ishte planifikuar për të kthyer në vend “ndërin dhe opinionin” e Pëllumb Gjokës.

Në dosje zbulohet se Gjoka bashkë me Bajrin hedhin në tryezë disa vrasës si kosovarë, serbë dhe një arab.

Bajri i thotë Gjokës që “Arabi s’e ka problem fare, pasi kryen punë edhe me fytyrë, (duke nënkuptuar se nuk e njeh njeri)”.

Në dosje evidentohet dhe fakti se grupi Gjoka-Bajri, kanë lidhje të forta në policinë e Shkodrës dhe arrijnë të marrin informacion të klasifikuar dhe të sigurt të notës 10.

Nga ana tjetër, Gjoka lë të kuptohet se Policia e Shkodrës është e ndarë mes tyre dhe bandave të tjera.

“Ata, (duke nënkuptuar Licët) kanë nëndrejtorin dhe drejtorin, ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar, që na jep informacionin 10”, i thotë ai Bajrit.

Më 10 korrik 2020 në orën 14:06, Behar Brajoviqi duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Ky i fundit i shkruan që: “Më mori ai shoku i Durrësit, po vjen me atë Kosovarin, por s’po i del telefoni, është në Mamurras duke ardh”.

Advertisement