Bota
“Ata na trajtuan shumë keq…”/ Trump: BE-në do ta trajtojmë si një bllok të vetëm

Tarifat e vendosura nga Trump mbetet në vëmendjen ndërkombëtare, pavarësisht pezullimit për 90 ditë për të gjitha vendet, përjashto Kinën.
Së fundmi, Donald Trump tha se do të merrej me Bashkimin Evropian për tarifat “si një bllok i vetëm” dhe jo në bazë të vendit. “Ata na trajtuan shumë keq, por ishin të zgjuar”, shtoi presidenti, duke iu referuar tërheqjes së tarifave hakmarrëse nga Brukseli.
Donald Trump pranoi gjatë një takimi të kabinetit të tij se “do të ketë një kosto tranzicioni” për tarifat, por siguroi se “gjithçka do të jetë mirë” dhe se Shtetet e Bashkuara “po bëjnë miliarda në ditë” nga tarifat.

