Shkrime
‘Ata që flasin pro Edi Ramës, një kor bretkocash moçali me teza idiote dhe analiza pijanecësh’

Nga Petrit Vasili/
Askush nuk e ka harruar Ali Kimikun qesharak, Ministrin e Propagandës të Sadam Huseinit, që propagandonte fitoret, ndërsa marinsat amerikanë e rrembyen për zverku dhe drejtesia me pas e dënoi me vdekje. Një pandemi e vërtetë analistësh alla Ali Kimiku, ca të rinj e ca pleq, nga të cilët 99% të vetquajtur të tillë, ka pushtuar banaqet, intervistat dhe çdo cep e rrëzë të hapësirës televizive. Të gjithë njëri më qesharak se tjetri tjerrin e ç’tjerrin vetëm propagandë rilindase, teza idiote, analiza të pijanecëve të kafeneve të fshatit, konkluzione prej budallenjsh dhe fake arsyetime vetëm e vetëm për të legjitimuar qelbërsihanen e 11 majit.
Këta anëtarë të një brigade mediatike çdo mëngjes, ashtu si dikur Ali Kimiku nga Sadani, marrin mesazhin e ditës nga Edi Rama, se çfarë do të broçkollisin nëpër banaqe si një kor bretkocash moçali. Të debilizuar gjer në shëmti, “kompetetentët” përtypin e ripertypin shifra, që janë thjesht produkte vjedhjes dhe mashtrimit të para, të filmuara e të dokumentuara, si kurrë më parë, të një batërdie, që vetëm një turmë talebanësh politikë mund ta prodhonin.
Pjestarët e pandemisë tmerrohen po ti pyesësh se pse ligjet u dhunuan, instutucionet dhe nëpunësit e shtetit u lëshuan si hordhi për vota kur kanë detyrë tu shërbejnë shqiptarëve, pse u derdhën rrugëve rrugaçë e kriminelë, se pse fshihnin surreterit përpara kamerave kur dilnin si minj nga zyrat ilegale lloj e soj patronazhistësh, se pse mijra vota dalin tepër, se pse qindra milionë euro taksa i përdor qeveria për të blerë vota, se pse dhunohet Kodi Zgjedhor dhe pse dita e zgjedhjeve ishte një pushtim shtetëror i qendrave të votimit.
Në çfarë vendi europian i kanë parë këta Ali Kimikë mediatikë rilindas keto zgjedhje, keto skena mizerabel dhe këtë shpartallim të çdo standarti minimalisht normal të zgjedhjeve. Kjo pandemi e këtyre personazhesh të çorbës së qelbur të rilindjes është shfrenimi i njerëzve të shplarë nga personaliteti, që urrejnë pa fund vendin e tyre. Këta Ali Kimikë, personazhe pa asnjë moral shesin moral banaqeve në emër të çorbës. Këta përsonazhe të debilizuar intelektualisht i bëjnë shërbim alibisë së krimit shtetëror dhe shkatërrimit të vendit e demokracisë duke u bërë totalisht pjesë e krimit dhe avokatë të tij.
Këta Ali Kimikë personazhe pandemike mediatkë janë pasqyra e mjerimit më të madh të medias shqiptare, që po perjeton ditët më poshtëruese të saj, ditët e përdhosjes së misionit të saj, duke e bërë zëdhënëse e krimit elektoral dhe armike e qytetarëve. Përbuzini dhe neveritini Ali Kimikët rilindas, që nuk i duhen as dreqit përveçse Ramës dhe që gjallojnë prej supës së tij.

