Connect with us

Kosova

ATENTAT vajzës së Sanduloviç, shpëton mrekullisht nga vdekja

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, deklaroi se vajza e tij ishte shënjestër e një atentati në Serbi.

Me anë të një postimi në platformën X ai u shpreh se pasi vetë atë e rrëmbyen dhe tentativës për vrasje, tashmë e bija e tij ishte shënjestra e rradhës.

“Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuar, i cili bllokoi plotësisht motorin teksa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk u shkaktua një shpërthim. Vetëm me qetësinë e saj arriti të shmangte aksidentin gjatë vozitjes dhe ndaloi në mënyrë të sigurt makinën” – ka shkruar Sandulloviç.

Ai gjithashtu tregoi se makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar, ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar shkakun dhe pasoja e mundshme.

Regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht mua dhe vajzën time. A do ta shikojë bota dhe Perëndimi me qetësi dhe do ta lejojë të ndodhë kjo gjë? A ka pasur një rast identik me opozitarin e vrarë Navalny?” – ka shkruar politikani serb, Nikolla Sandullovic, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht në Serbi në janar të këtij viti, për te cilen akuzoi BIA-n e Serbisë.

Shkak për këtë dyshohet se ishte vizita e tij në Prekaz te varret e të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Advertisement