Kronike
Atentati i ‘Don Boskos’, një sirian nxori emrin e Shërrnikut (Lidhja me Martinajn)
Emri i Nikoll Shërrnikut, si person i dyshuar se implikohet në targat gjermane “REHX 112”, të cilat në datën 12 Mars 2023 u përdorën në mjetin tip” BMWX6”, ku u qëllua me armë automatike në drejtim të lokalit të Fation Muratit, është përmendur për herë të parë nga një shtetas Sirian që punon në Gjermani.
Qëllimi i këtij sulmi me armë ka qënë vrasja e Ervis dhe Elvin Murati, vëllezërit Fation Muratit. Por në këtë atentat mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja, ndërsa u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.
“Ora News” mëson ekskluzivisht se Thahir Alleat, me kombësi Siriane por punonjës në ambjentet e servis “Gago” në Gladbek të Gjermanisë, ka ndihmuar në identifikimin e Nikoll Shërrnikut. Siriani Alleat, fillimisht i ka pohuar pronarit të tij Kosovar, Gazmend Jakupi, se targën “REHX 112” dhe dy targa të tjera i kishte marë në 2020 nga ambjentet e Servisit, Nikoll Shërrniku.
Këtë dëshmi punonjësi Sirian, ja ka dhënë Gazmend Jakupit, vetëm pasi policia Gjermane dhe ajo Kosovare, kishin intesifikuar hetimet për pronarin e servisit, pasi biznesi i tij ishte zbuluar se kishte lëshuar targat për një automjet “Audi A6”, i cili më pas ishte shitur për skrap në fshatin Drenas të Kosovës.
Thahir Alleat, është marë në pyetje nga policia Gjermane, duke konfirmuar se targat ishin marë nga Nikoll Shërniku në vitin 2020. Sipas Sirianit, 3 targat ishin vendosur në një vend ku grumbullonin hekurishtet.
Për këtë informacion është informuar policia Shqiptare, e cila ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ndodhej në ambjentet e burgut “Shën-Koll” të Lezhës, për një ngjarje tjetër kriminale.
Ndërkohë dëshmia që ka bindur policinë për arrestimin e Shërrnikut, është e bashkëfshatarit të tij, Serjan Gjini, i cili njëherësh është vëllai i Kreshnik Gjinit, një punonjës tjetër i Servis “Gago” në Gjermani.
Serjani, i ka pohuar policisë shqiptare se gjatë komunikimeve që ka pasur në telefon me Shërrnikun, kur ai ishte në Gjermani, i ka deklaruar se nuk kishte gejtur makinë për ta blerë. Por nga servisi kishte marë tre palë targa.
“Për marjen e tre palë targave, mua ma ka konfirmuar dhe vëllai im Kreshniku, që punon tek servis “Gago” në Gjermani…”-shpjegon Serjan Gjini.
Më tej ky i fundit shton se kur është takuar në Fushë-Kuqe me Nikoll Shërrnikun, ai i ka pohuar se targat e mara në Gjermani, do t’ja çonte Ervis Martinaj të cilin ai e thëriste “shefi”, pasi ishte porosi e tij.
Lidhur me këtë situatë policia ka marë në pyetje Nikoll Shërrnikun, i cili ka pranuar se gjatë vitit 2020 së bashku me një shokun e tij Italian të quajtur “Massimo”, kanë udhëtuar në rrugë tokësore drejt Gjermanisë, duke u vendosur në Dyseldorf.
Në Gjermani Shërrniku, ka qëndruar në të njëjtën banesë me Kreshnik Gjini, me të cilin ka lidhje shoqërore dhe familjare pasi janë nga e njëjta zonë, Fushë-Kuqe, e Laçit.
“…gjatë qëndrimit në Gjermani unë kam shkuar çdo ditë tek auto servis “Gago”, ku punonte Kreshnik Gjini, i cili e ka prezantuar atë me pronarin e tij, një shtetas kosovar që thirrej “Gago”. Tek servisi kam parë makina të ndryshme, pasi doja ti blija, por nuk kam marrë apo vjedhur ndonjë gjë në këtë servis. Për shkak se asokohe kisha babain të sëmurë, më është dashur që pas dhjetë ditësh qëndrim në Gjermani, të kthehem në Shqipëri. Jam kthyer me avjon dhe në aeroport më ka shoqëruar shoku im, Kreshnik Gjini…”-ka pohuar për policinë shqiptare, Nikoll Shërrniku.
Në dëshminë ekskluzive që “Ora News” ka mundur të sigurojë, Serjan Gjini, në 30 Maj 2023 ka treguar para policëve të Tiranës, se jeton në Fushë-Kuqe të Laçit, ku është vetëpunësuar si mekanik në servisin e tij.
Sipas tij rreth katër vite më parë ka qenë në shtetin Gjerman, ku për pak kohë ka punuar si mekanik tek servis “Gago”, në pronësi të shtetasit kosovare Gazmend Jakupi, në të cilin ka qenë dhe është i punësuar vëllai i tij Kreshnik Gjini, si dhe shtetasi Dorjan Vuthaj, i cili është shok i tyre.
Në të njëjtin servis punon si mekanik dhe Elidon Vuthaj nga fshati Fushë-Kuqe Laç. Me të tre këto persona Serjan Gjini, mban kontakte të vazhdueshme ashtu edhe fizike gjatë kohës që ato vijnë në Shqipëri.
Në vijim të deklarime Gjini, ka shpjeguar se:
“… në muajin Mars të vitit 2023 ku data e sakte nuk më kujtohet më ka shkruajtur në Ëhatsapp Gazmend Jakupi, i cili me ka shkruajtur: “Ku je…?, Sepse kam ardhur në Shqipëri dhe tani jam në Fushë-Kuqe tek lokali i Luanit…”.
Unë i kam thënë se po shkoja aty dhe kam shkuar tek lokali i Luanit, ku aty kam takuar Kosovarin Gazmend Jakupi, i cili ishte së bashku me një person tjetër shtetas kosovar nga Prizreni.
Pasi u përshëndetëm, Gazmend Jakupi, me pyeti se çfarë ishte bërë me targat Gjermane RE HX 112 që shtetasi Nikoll Sherniku ka marrë tek servisi i tij në Gjermani përpara disa kohësh. Unë i kam thënë se e di që këto targa i ka marrë shtetasi Nikoll Sherniku, por nuk e di çfarë kanë bërë me to, ku mund ti ketë lënë apo kujt mund t’ja ketë dhënë, sepse Nikolla është në burg.
Gazmend Jakupi, më tha se në Gjermani është bërë problem puna e targave, pasi policia atje po bënte hetim. Gazmendi dukej shumë i shqetësuar dhe vetëm për këtë kishte ardhur nga Gjermania në Shqipëri.
Për sa i përket dijenisë time në lidhje me targat “RE HX 112”, s’qaroj se disa muaj para se Nikoll Shërrniku, të kapëj në qytetin e Lezhës me armë së bashku me një femër nga zona e Fushë-Kuqes, ka qënë në Gjermani.
Unë atë kohë mbaja kontakte të vazhdueshme telefonike me Nikoll Shërrnikun, i cili më ka treguar se në Gjermani kishte shkuar në rrugë tokësore nga Italia.
Ai më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se ndodhej tek servis “Gago” në Gladbek, ku po interesohej te blinte tek servis “Gago” një makinë.
Ishte takuar me vellain tim Kreshnikun si dhe Elidon dhe Dorjan Vuthaj me të cilët janë shokët tonë të përbashkët. Gjatë këtyre komunikimeve telefonike Nikoll Shërrniku, më ka thënë që nuk kishte gjetur makinë por nga servisi kishte marrë tre palë targa gjermane, njëra nga të cilat ishte RE HX 112, për ti përdorur në Shqipëri me qëllim t’ju shmangej policisë.
Faktin e shkuarjes së Nikoll Shërrnikut tek servis “Gago” në Gjermani dhe marrjes së targave, mua ma ka konfirmuar në telefon dhe vëllai im Kreshnik Gjini.
Pak ditë më pas, Nikoll Shërrniku, ka ardhur në Fushë-Kuqe dhe gjatë komunikimeve të drejtperdrejta që kam patur me të ai me ka konfirmuar dhe njëherë faktin që në Gjermani kishte marrë tre pale targa dhe i kishte sjellë ato në Shqipëri.
Gjithashtu Nikoll Shërrniku më ka thënë se këto targa do t’ia çonte Ervis Martinaj, të cilit ai i thërriste “shef” pasi ishin porosi e tii.
S’qaroj se Ervis Martinaj, e ka pas mbajtur shumë afër Nikoll Shërrnikun, i cili praktikisht ishte “ushtar” i tij.
Unë personalisht nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Ervis Martinaj, por herë pas herë kam punuar në servis me makina të tij që i sillte, Nikoll Shërrniku.
Mesa më kujtohet makinat që Nikoll Shërrniku i sillte për servis tek unë kryesisht “Mercedez-Benz” të gjitha me ngjyre gri me targa shqiptare, të cilat nuk i mbaj mend.
Me Nikoll Shërrnikun, mbaj kontakte dhe aktualisht në rastet kur ai me telefonon ngo kabina e burgut nëpërmjet numrit +355 4.420 XXXX, me të cilin hera e fundit që kam folur ka qënë dje, dhe sipas bisedës në telefon rezulton që ka qenë ora 19:42 min…”./OraNews