Politike
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Ne do çmontojmë bandat kur te vijmë në pushtet
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut për ngjarjen e ndodhur në Shkodër, atentati me 3 të vrarë dhe një të plagosur ditën e mërkurë.
Reagimi është bërë me anë të një letre, ku ai vë në dukje edhe “qëndrimin e qeverisë në raport me krimin”.
“Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin, sigurinë nuk mund të zgjidhet nga ata që kanë krijuar problemin! Ne do t’i çmontojmë bandat me forcën e ligjit e do të mbajmë përgjegjës çdo kriminel e çdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon por nuk harron!”, shkruan mes të tjerash Salianji.