Connect with us

Kronike

Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Ja zonat ku zbarkuan RENEA dhe FNSH

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës, pas atentatit mafioz që ndodhi pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm.

Viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici dhe Arvid Bushati, si dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha, që u goditën nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati, pasi më parë ndaj tyre u shkrehën breshëri automatike.

Policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa lagje dhe zona të Shkodrës. Kontrollet janë kryer në Dobraç, në një pjesë të Kirasit dhe lagjen “Guerile”.

Ende nuk dihet nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Advertisement