Connect with us

Kronike

Atentati me tritol në Sarandë, viktima me precedent penal, babai i Kalus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje të dyfishtë

Isuf Jaçaj, 58 vjeç, ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij.

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.

Atentati ndaj Isuf Jaçaj ndodhi pak para mesnatës. Automjeti tip fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm, që i mori jetën menjëherë dhe e dogji mjetin tërësisht.

Advertisement