Aktualitet
ATENTATI ndaj Bejtjas në Fushë-Krujë, Valter Bamit iu gjet barut në duar
Mbetet në burg Valter Bami. Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën e Bamit për të shfuqizuar vendimin dhe vlerësimin e paligjshëm të ndalimit për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, si dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm. Bami u arrestua që në datën 7 korrik 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.
Njoftimi:
keyboard_arrow_leftkeyboard_arrow_right
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka regjistruar procedimin penal, ndaj shtetasit me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”.Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.
Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj. Them, datë 10.07.2023, ka vendosur:
1.Vleftesimin si te ligjshem te “arrestimit flagrance” te personit nen hetim V.B.
2.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale V.B,i cili kërkoi:
Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti, vendosi:
– Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.