Connect with us

Aktualitet

Atentati në Larushk/ Gjykata lë në burg Valter Bamin

Gjykata lë në burg Valter Bamin, të vetmin person të arrestuar për Atentatin në Larushk, ku mbeti i vrarë një person dhe mbetën të plagosur dy fëmijë, u shty për shkak se prokurori kërkoi kohë. Mëngjesin e sotëm Bami doli para Gjykatës së Tiranës. Kujtojmë që Valter Bami u ndalua për akuzën e armë mbajtjes pa leje. Sipas policisë 4 orë pas atentatit ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjes u shoqëruar në polici Bami.

Ky i fundit iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngelur në duart e klientit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.r.t/abcnews.al

Advertisement