Connect with us

Bota

Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

Një foshnje 15-muajsh u gjet e vdekur në Namur të Belgjikës, pasi qëndroi e bllokuar në një makinë për orë të tëra në një ditë të nxehtë vere.

Autoritetet lokale njoftuan lajmin, duke shtuar se zyra e prokurorit ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

Sipas raporteve fillestare, të raportuara nga shtypi belg, babai harroi ta çonte fëmijën në çerdhe para se të shkonte në punë, duke e lënë pa vetëdije në makinën e parkuar në vendin e tij të punës për gjithë ditën, gjatë së cilës temperaturat arritën 25 gradë Celsius.

Ekzaminimi mjeko-ligjor ia atribuoi vdekjen goditjes nga nxehtësia (hipertermisë) dhe përjashtoi përfshirjen e një pale të tretë. Kur u pyet për rastin, zyra e prokurorit nuk pranoi të komentonte mbi thelbin e çështjes, duke u kufizuar në theksimin se, “sipas provave fillestare të mbledhura, fëmija mbeti në automjet për shkak të një pakujdesie tragjike”.

Advertisement