Rajon
Ballkani në mes të rrugës/ SHBA-BE në kolaps diplomatik
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se “teksa amerikanët dhe evropianët vazhdojnë të deklarojnë se Serbia po shkon drejt Perëndimit, në realitet Aleksander Vucic më në fund e ka kthyer vendin e tij drejt Lindjes.
Që ‘Bota serbe’ të bëhet realitet, Beogradi duhet të shpresojë në një fitore ruse në Ukrainë. Kjo do të krijonte precedentin e nevojave të Vuçiqit për aneksimin e pjesëve të Kosovës dhe Bosnjës. Ai gjithashtu do ketë nevojë që Kina të sigurojë fondet e nevojshme për Serbinë e Madhe. Ai nuk ka nevojë të aneksojë Malin e Zi – ai vetëm duhet të rimartohet për të rivendosur bashkimin shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi që ekzistonte në 2003-2006. Ose mund të bashkëjetojë me shumë marrëveshje dypalëshe që janë në prag të shkrirjes”.
Sipas Serwer, “Vuçiq e di se amerikanët dhe evropianët nuk do të pranojnë de jure Serbinë e Madhe. Por ai shpreson se ata do të mësohen të jetojnë de facto me një Serbi të Madhe. Ata nga ana e tyre janë treguar të butë. Uashingtoni është përpjekur të injorojë Dodikun dhe të qetësojë Vuçiqin.