Connect with us

Politike

Balluku: Burg për…, Berisha: Largimi i Nanos lidhet me ju

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë tre pyetje për zv.kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar lidhjen e saj me largimin e ish-kryepolicit Gledis Nano nga detyra. Pasi mori fjalën për procedurë në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se kishte 3 pyetje për socialisten, duke i përmendur largimin e Nanos, e po ashtu edhe për pallatin e konfiskuar të biznesmenit Lulzim Morina.

Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos (ish-kryepolici Gledis Nano), drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Pastaj, fol këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet për mister. *Nikolla i ndërpret fjalën,”-tha Berisha. 

Por kurrë nuk e mori një përgjigje, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën, duke pretenduar se nuk ishte procedurë.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku iu përgjigj akuzave të opozitës se qeveria mashtroi kur përmendi masat që ka marrë Zvicra për krizën energjitike. Në Kuvendin e Shqipërisë, Balluku u shpreh se iu është referuar gjithmonë lajmit të DailyMail, madje u tha deputetëve të Partisë Demokratike se nëse është e nevojshme, do ua dërgojë me mesazh.

‘Unë i referohem DailyMail për lajmin për Zvicrën, do ta dërgoj në Whatsapp, abuzimet me të cilat jeni mësuar të bëni, çdo budallik që thoni ju ne na shërben. I duhet që shtetit zvicerian të hedhë në gjyq DailyMail, ndërkohë shteti zvicerian nëse është prekur të hedhë në gjyq këto media. Tani e kemi parë se cfarë thotë ministrja, që të lahen dyshe në dush, ne i referohemi mediave prestigjoze. Unë them, lexoni raportet, sulmi është i titulluar… dhe ka pasur për sistem fshirjen e çdo të dhëne, asnjë nuk është humbur. Për sa i përket mbrojtjes është  një mësim i nxjerrë që duhet të ketë investime pasi ne nuk kemi qënë ndonnjëherë të sulmuar. ‘- tha Balluku.

Advertisement