Connect with us

Politike

Balluku e pandehur nga SPAK/ Shehaj: Po vjen dita që edhe Rama të përfundojë para drejtësisë!

Pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaron se radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri Edi Rama.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se besimi i shqiptarëve është rritur tek organet e drejtësisë se ato do përballin me ligjin edhe kreun e Qeverisë, Edi Rama.

Deklarata e Agron Shehaj:

Dukej e pamundur që do vinte dita që dhe Kryeministri i Shqipërisë mund të dilte para drejtësisë.
Dhe në fakt është rritur besimi që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

Sepse nëse është e mundur që zv.kryeministrja të merret e pandehur nga SPAK-u ndërkohë që është në detyrë,

pse kjo nuk mund të ndodhë edhe me Kryeministrin?

Unë jam i bindur që do të vijë dita që do ndodhë edhe në Shqipëri.

Advertisement