Politike
Balluku i kthehet Albana Vokshit: Pusho ti, pusho!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku replikoi në Kuvend ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi për situatën me përmbytjet në veri të vendit.
Balluku u shprej se Vokshi duhet të pushojë së foluri pasi nuk është zëdhënësja e Kuvendit.
“Nuk mund të flisni kaq të pavërteta, pusho ti, pusho ti se nuk je zëdhënësja e parlamentit. Pusho se nuk po flas me ty fare. Tani që të vijmë tek pjesa e veriut, keni dy ditë që e keni bërë këtu sikur po flasim për luftën civile të Amerikës.
Na keni ndarë veriun dhe jugun. Veriu prodhon energjinë dhe për këtë arsye veriut duhet të marrë përfitime dhe të ardhur nga energjia. Nuk ka të ardhura nga energjia zonjë, sepse buxheti i shtetit ka subvencionuar të gjithë familjarët sikur e dini.
Nëse do aplikonim çmimin më të cilin e kemi blerë energjinë në import, ku janë këto ta ardhura që duhet ti ndajmë. Republika e Shqipërisë është një, veriu jugu, të gjitha janë një”, u shpreh Balluku.