Connect with us

Politike

Balluku/ Nard Ndoka: Ramës i ka ardhur drejtësia te dera! I vetmi përgjegjës, të tjerët janë viktima

Ish-deputeti Nard Ndoka  foli mbi përplasjet e Ramës me drejtësinë, teksa kryeministri refuzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ndoka thekson se Rama nuk po mbron Ballukun, për të është thjesht një vartëse si Ahmetaj dhe të tjerët, por tashmër e kupton se drejtësia i ka ardhur te dera.

Më tej ai analizon kryeministri si një narcist i lindur me ego shumë të madhe, që i duket sikur bën vepra të mëdha për Shqipërinë.

Nard Ndoka: Rama kujton që Shqipëria është në duart e tija. Por për fatin e mirë dhe të keq, jo. Rama sot mund të goditet nga kushdo. Kur pengon drejtësinë tregon se i është i përfshirë. Nuk ka rëndësi e bllokon SPAK apo nuk e bllokon, ka një rrugë të gjatë ky proces dhe ky e kupton. Ka dy gjëra, i iku dhe Fuga, i iku dhe mendja. Nuk e ka problem Balluku, por është radha e tij. Do i vijë radha, do thirret si dëshmitar.

Është cikli i fundit. Të mos mendojmë se po mbron Ballukun. Njësoj si me Ahmetaj. Nuk ka dashuri me bashkëpunëtorët ky. E ka dhe psikologjike. Nuk i duket korrupsion, kur ia fal pronën publike dikujt. Është veprim i ligjshëm sipas tij. E ka formim. Nuk e kupton se janë afera korruptive edhe këto qoka. Rama është i vetmi përgjegjës. Këto janë viktima. Të egos së pushtetit të tij. Ka egon e pushtetit. Për karriken. I duket sikur bën vepra të mëdhaja për Shqipërinë. Është tip narcisti. Është i lindur.

Problemi është se nuk e bën padashje. Është një lloj strategjie. Problemi ky është realisht në vështirësi. Por mendon se do i kalojë. Është dhe aktrim, edhe kësaj radhe. Është mjeshtëri i mashtrimit. 80% e grupit parlamentar nuk janë dakord të veprojnë në këtë mënyrë, por janë të detyruar.

Ajo parti është kriminalizuar. Nuk janë fabula. Janë jeta e përditshme. Kam 30 vite me to. Aty është një klimë mbytëse. E vërtetë se Ramën e ka mbajtur Fuga. Rama kishte një debulesë për Fugën. Fuga e merr vesh në 7 sekonda një lajm kudo në botë. E vërtetë se largimi i tij, nuk ka njeri që ti thotë shef këtu po gabon. Vetëkontrolli i ka humbur. Nuk ka njeri afër që ti tërheqë frenat.

Advertisement