Aktualitet
Banorët e Bërxullës të revoltuar: Rama njeriu më i korruptuar i shekullit
Banorët e Bërxullës akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për situatën në të cilën ndodhen duke kërkuar shpronësimin për pronat e tyre me vlerën e tregut, teksa pritet të ndërtohet rruga Thumanë-Kashar.
Burra, gra e fëmijë kanë dalë sot në protestë sërish dhe janë ulur në rrugë duke kërkuar zgjidhje.
“Na kanë mashtruar shtetit. Nuk ka zgjidhje për ne. Shteti po na mashtron. Po kërkojmë diçka legjitime. Po kërkojmë shpronësimin, rrugën. Të vijnë të ulen. Kërkojmë atë që na takon me të drejtën e Zotit, me të drejtën e ligjit.
Çfarë është ky shtet, kryeministri nuk mban përgjegjësi, ministrja nuk mban përgjegjësi”, tha një qytetare.
“Kemi 6 muaj që protestojmë. Jemi të lodhur. Nuk do ta lirojmë rrugën. Nuk di do qejfi se i prishet interesi, leku”.
“Ky shtet për kë punon. Edi Rama shkoi në Angli, këtej i ka masakruar shqiptarët. Kush do përgjigjet për ne. Unë jam invalidë, rajoni i policisë më çoi në prokurori për ndjekje penale. Hipa në shtyllë për t’u vetëflijuar. Ja letrat që më ka sjellë prokuroria, se më ka çuar për ndjekje penale. Turp e faqe e zezë! Një nënë 63-vjeçare. Edi Rama, Belinda Balluku, Ervis Berberi ku është. Këtu është një masakër e vërtetë. Turp e faqe e zezë për këta ministra. Me votat e qytetarëve erdhi në pushtet Edi Rama. Dikur thoshte nuk zbret Sala nga kali, tani nuk po zbret vetë”.
“Fajtor kryesor është shteti dhe ministrja Belinda Balluku. 6 muaj nuk sjell një përfaqësues, nuk ka asnjë reagim. Çfarë po pret nga banorët? Po pret qetësi? Përderisa nuk më jep zgjidhje unë e di si do reagoj.”