Kronike
Banorët e Divjakës përplasen me policinë
Kjo është përplasja e banorëve të Divjakës me policinë. Ata po vazhdojnë protestën kundër vendimit të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vendosjen e traut elektronik, dhe hyrja me pagesë për turistët dhe vizitorët.
Kjo e enjte ishte dita katër e protestës së banorëve e cila nuk kaloi pa incidente.
Banorët e revoltuar shprehen se kanë qenë divjaksit ata që e kanë ruajtur parkun kombëtar të Divjakës në vitet ’97-’98 dhe tani shteti po u taton dhe ajrin.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të banorëve, trau elektronik si dhe kabina që mbledh pagesat e hyrjes u vendosën ditën e mërkurë, ndërkohë qytetarët sërish sot ndodhen në protestë në përpjekje për ta hequr traun.
Një ditë më parë ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe, I cili e konsideron këtë si një turp të vërtetë, pasi është e vetmja rrugë kombëtare me pagesë, si dhe I vetmi plazh-copë deti që duhet të paguash për ta parë.