Sport
Barcelona po planifikon të finalizojë dy blerje të reja javën e ardhshme

Barcelona ka qenë aktive në afatin kalimtar gjatë javëve të fundit, me mundësinë që deri javën tjetër të zyrtarizohen tri blerje të reja.
Joan Garcia është bashkuar tashmë me ekipin, dhe me një marrëveshje për Nico Williams që pritet të mbyllet më 1 ose 2 korrik, kjo do të përbënte dy transferime të konfirmuara. Atij do t’i bashkohet edhe Roony Bardghji.
Më herët gjatë kësaj jave, u raportua se Barcelona kishte arritur një marrëveshje me Kopenhagën për të nënshkruar me Bardghjin.
Mendohet se do të paguhet një shumë prej 2-3 milionë eurosh për anësorin suedez, kontrata e të cilit në Danimarkë skadon në dhjetor.
Barcelona duket se ka mposhtur Porton në garën për të siguruar shërbimet e Bardghjit, i cili do të aktivizohet mes ekipit të parë dhe Barça Atletic gjatë muajve të tij të parë në Kataloni.
Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja pritet të finalizohet javën tjetër, pasi 19-vjeçari të përfundojë testet mjekësore.
Bardghji konsiderohej si një nga talentet më premtues të Europës që në vitin 2024, por një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar (ACL) ka penguar zhvillimin e tij.
Megjithatë, Barcelona vazhdon të besojë në potencialin e tij dhe mendon se ai mund të realizohet nën drejtimin e Hansi Flick.
Bardghji luan kryesisht si sulmues i djathtë, ndaj në të ardhmen do të konkurrojë me Lamine Yamal dhe Raphinha për atë pozicion kur të promovohet në ekipin e parë.
Gjithsesi, ai do të ketë mundësi të tregojë veten në varësi të formës me Barça Atletic, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll.
Telegrafi

