Connect with us

Politike

Bardhi ‘kërcënon’ Bashën: Thuaje në publik ose do të nxjerr mesazhet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka kërcënuar Lulzim Bashën, se ka mbështetur kandidatët e Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nëpërmjet në deklarate për mediet, Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës. Bardhi tha se nëse Basha nuk e thotë këtë publikisht, ai do të publikojë SMS që kanë patur kandidatët me Bashën.

Teksa ka mbajtur fjalën ka denoncuar dhe përjashtimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.  Ai tha se janë përjashtuar anëtarë që bënë fushatë për kandidatët e Sali Berishës, ndërsa Basha që ka mbështetur gjithashtu do vendoset në krye të partisë.

“Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në Vaun e dejës, do duhet ti’a thotë opinion publik, nëse nuk ja thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidatë të Berishës në Vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës ti largojmë nga këshilli, ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie”, tha Bardhi.

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i dërgoi sot një shkresë Komisionit të Etikës së PD, nëpërmjet të cilës kërkon shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshme, Gazment Bardhi i cili ka bërë thirrje që nesër të mblidhet Këshillit Kombëtar.

Në lidhje me këtë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediet se nuk tërhiqet nga njoftimi për të mbledhur nesër Këshillin Kombëtar të PD, ndërsa thirrjes për në Komisionin e Etikës, iu përgjigj duke thënë se llogari jep vetëm në Këshillin Kombëtar.

Bardhi theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të mbahet nesër në 19:00 online dhe kolegët e tij janë të lirë të zgjedhin nëse duan të marrin pjesë ose jo.

Advertisement