Connect with us

Politike

Bardhi për shqiptarët e Greqisë: Shkuan te takimi i Ramës për koncertin, ata s’janë fare krenarë…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat në Kukës, reagoi për takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë, duke thënë se e vetmja gjë që u ofroi, ishte një koncert.

Bardhi u shpreh se pasi i detyroi shqiptarët të emigrojnë, Edi Rama shkon dhe tallet nën moton “Krenar për Ju”.

“Rama shpopulloi vendin dhe  shkon në Greqi me moton “Krenar për ju”. Ai nuk i ka bërë krenarë shqiptarët, por i detyroi të largohen.  Edhe sot, atje në Athine nuk po u ofron asgjë veç një koncerti. Si mundet një qeveri t’i bëjë krenarë qytetarët e saj? Jo duke bërë  koncerte, por duke u ofruar një ekonomi me të mirë, pensione më të mira, shkollim më të mirë, rroga më të mira, spitale më të  mira. Këtë nuk e ka bërë Edi Rama, prandaj vendi është shpopulluar”, u shpreh Bardhi.

Advertisement