Politike
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë: Viti që kemi përpara është vit sakrifice
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dhe njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Fierit ishte në një takim me strukturat e PD, Divjakë.
Bardhi na takim u shpreh se viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.
Postimi i plote:
12 vjet të keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohe e cuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë. Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama. Ndyshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë.