Politike
“Basha, djali fatlum i politikës”, Dashamir Shehi zbulon prapaskenat: Ku gaboi kur drejtonte opozitën
Dashamir Shehi e quajti Lulzim Bashën, “djalin fatlum të politikës”, megjithatë, nuk ia mbylli dyert për një bashkëpunim të mundshëm, vetëm se duhet të pranojë disa rregulla.
“Nëse Basha pranon këto rregulla, listë të hapur, principeve bazë, mirë se të vijë! Ne nuk kemi vendosur portën. Sigurisht që nuk është personazhi këtu sepse Basha, në ndryshim nga këta të tjerët që hyn në garë për herë të parë apo që do të sjellin diçka të re, me thënë të drejtën ka pasur një shans të madh. Basha ka qenë djali fatlum i politikës, ai ka drejtuar 10 vite partinë më të madhe dhe nuk është se patëm ndonjë sukses”, tha Shehi.
Më tej, kreu i LZHK u shpreh se Basha duhet të pranojë të jetë i barabartë si gjithë të tjerët, duke i nxjerr këtu gabimet kur drejtoi opozitën.
“Ne e mbyllëm me humbje në 2021 dhe nuk mund të ndodhë kjo lloj demokracie, ti humbet dhe qëndron po aty. Brenda je i barabartë si të gjithë të tjerët. Jo vetëm Basha, por edhe shumica e atyre deputetëve të opozitës, pasi flasim çdo ditë bashkë, mendojnë si unë. Ata janë lidhur me idenë të mos prishet partia e madhe. Dikush-dikush kërkon një strehë brenda asaj listës së mbyllur, por nuk është kjo rruga për të na çuar në fitore ndaj Edi Ramës