Connect with us

Politike

Basha: PD mbështet SPAK për të çuar para drejtësisë të gjithë të korruptuarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë një takim me banorë të Milotit. Ne këtë takim Basha tha se “Shqipëria ka mundësinë për një ndryshim të vërtetë dhe kjo bëhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe duke vënë në jetë vetingun e politikanëve ”. Basha theksoi se korrupsioni është shkaktari i varfërisë dhe emigrimit masiv të shqiptarëve dhe për këtë arsye, ai tha se PD mbështet dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë  të gjithe ata që kanë abuzuar me fondet publike. Basha në këtë takim u ndal edhe tek projektligji për vetingun. Sipas Bashës, “dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipas këtsaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar”. “Duke votuar ligjin për vettingun e politikanëve, le t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar, që duhen larguar e të lënë mandatin e tyre. Kush janë politikanët e lidhur me krimin, nuk mundet më të qëndrojnë e të mbrojnë interesat e publikut, por në fakt po mbrojnë interesat e atyre që i kanë sjelle. Të pastrojmë politikën për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar”, theksoi edhe njëherë Basha.

Advertisement