Shkrime
Bashkimi i shqiptarëve, kujt i intereson, atyre në Shqipëri apo Kosovë më shumë
“Megjithë kundërshtimin formal të disa intelektualëve shqiptarë në Kosovë, është e qartë se plani i Marti Ahtisaarit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, i mbështetur nga vendet kryesore perëndimore, i cili parashikonte një koncept të veçantë multietnik, po e humb betejën ndaj aspiratave të strukturave politike shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë për afirmimin e projektit të madh shqiptar, pasi ka dallime në qasje” – Kështu shkruan Millosh Gariç nga Kosovo online. Sondazhet e agjencisë Gallup disa vite më parë zbuluan se pothuajse 80 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë menjëherë pro bashkimit me Shqipërinë, ndërsa mbështetje e lartë për atë plan është shënuar edhe në Shqipëri me 68 për qind. Po sa afër është përpjekja për “bashkim” dhe kush e do më shumë, Prishtina zyrtare apo Tirana? Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kohë më parë deklaroi se “beson se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën” dhe se do ta votonte në referendum, por deklaroi se nuk e di se kur do të ndodhë saktësisht. Këtë e ka thene së fundmi edhe studiuesi i Universitetit të Kembrixhit, Timothy Less, duke folur për skenarë të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, i cili theksoi se ideja e “bashkimit kombëtar të shqiptarëve” nuk është e re, por “është e diskutuar gjerësisht në Ballkan dhe ka mbështetje të fortë mes njerëzve në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët e shohin veten si pjesë e kombit të bashkuar shqiptar”. Si ilustrim të kësaj, Les përmendi një sondazh të vitit 2019, në të cilin një shumicë e konsiderueshme e shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria thanë se ishin në favor të bashkimit kombëtar. Megjithatë, ka mendime të ndryshme në mesin e shqiptarëve në Kosovë. Sidomos në rrethet intelektuale, ku kuptohet se “bashkimi” eventual i shqiptarëve shkakton një sërë pasojash për arkitekturën e Ballkanit të sotëm. Analisti politik me përvojë nga Mitrovica e Kosovës, Nexhmedin Spahiu beson se as shqiptarët në Kosovë dhe as ata në Shqipëri nuk kanë nevojë për bashkim. “As njërit dhe as tjetrit. Një gjë është e sigurt, bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ndodhë. Dhe nëse ndodh rastësisht, do të pasojë lufta, siç ndodhi kur Hitleri krijoi një Shqipëri të madhe në vitet 1943-1944” – tha Spahiu. Milana Vukoviç, analiste politike nga Qendra për Stabilitet Social, theksoi se nuk ka dyshim se në sytë e shumicës së popullit shqiptar, një shtet i tillë paraqet korrigjim të “padrejtësisë historike” dhe përmbushjen e ëndrrave shekullore të gjithë shqiptarëve në një shtet. Ajo kujtoi se Albin Kurti asnjëherë nuk i ka fshehur idetë e tij madhështore, duke apostrofuar si synim kryesor të politikës së tij “bashkimin shqiptar” dhe vazhdimin e projekteve të papërfunduara të nisura nga “Lidhja e Prizrenit”. Themeluesi dhe kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksander Cipa, tha se dëshira për shqiptarë të bashkuar kombëtarisht nuk duhet imagjinuar thjesht si një bashkim i thjeshtë i Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, në këtë moment historia e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë është e lidhur me disa aspekte të rëndësishme, por per momentin bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, duket nje project që udhëhiqet më shumë nga qasjet gjeopolitike.