Politike
Bashkitë pastrohen nga tiranët e vegjël/ Drejtorët, specie që helmonin administratën

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi dorëheqjet kolektive të drejtorëve të bashkive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Ai e quajti këtë veprim një “shkundje” të administratës, duke krahasuar drejtorët me specie që kanë helmuar pushtetin lokal.
Sipas Vangjelit, drejtorët veprojnë si “tiranë të vegjël” dhe krijojnë probleme në këmbim të përfitimeve personale. Ai kritikoi mënyrën e ndërhyrjes, duke theksuar se mjetet janë të gabuara dhe fajësia nuk mund të jetë kolektive.
Lorenc Vangjeli: Situata dihet nga të gjithë dhe kam idenë që nuk është vetëm në nivelin e drejtorëve. Drejtorët janë në tërësi personazhe jo të njohur në publik, por që ballafaqoheshin vetëm me ministrat, njohin vetëm eprorin, i bëjnë hosana Ramës, veprojnë si tiranë të vegjël në vendin e punës ku ndodhen.
Shpikin dhe krijojnë probleme në këmbim të parave. Është specie që e ka helmuar administratën lokale. Problemi është në pushtet qendror dhe në pushtet lokal. Mjeti është i gabuar, është marrë me shkelmë karta e autonomisë lokale, është një rast, që shumë analistë të thonë që Rama bën çfarë të dojë. Mjetet duhet të ishin ndryshe dhe fajësia s’mund të jetë kolektive.

