“Në datat 14, 15 dhe 16 parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”, shkruhet në mesazh.
Konkretisht, Bashkive u kërkohet të kontrollojnë sistemet e kullimit të kanaleve të ujërave të larta, të dyta e të treta dhe kolektorëve të shkarkimit, për të parandaluar përmbytjet.
Gjithashtu, në qytete kërkohet të kontrollohen pusetat dhe të pastrohen nga mbeturinat.