Aktualitet
Baverman sulmon shqiptarët: Vetëm 36 nga 12 mijë emigrantë…
Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pranuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka arritur të kontrollojë krizën e emigrantëve pasi doli se vetëm 36 shqiptarë të arrestuar nga zyrtarët janë kthyer në Shqipëri javët e fundit. Ajo fajësoi trafikantët e qënieve njerëzore teksa shtoi se zyra e saj po punomn për përmirësimin e situatës dhe rritjen e efekasitetit. Sipas raporteve qeveria kishte dështuar me gjetjen e vendstrehimeve për emigrantët. Sa i përket shqetësimeve të paraqitura për mbipopullimin e qendrës së pritjeve të emigrantëve në Manston ajo fajësoi emigrantët që vijnë në britani në mënyrë të paligjshme.
“Unë nuk do të drejtoj gishtin e fajit ndaj një personi, nuk është aq e thjeshtë sa kjo. Nuk mendoj se është e dobishme të drejtosh gishtin e fajit te dikush”, tha ajo.
Manston ishte projektuar si një vend pritjeje e për një maksimum prej 1,600 migrantësh por në fakt aty sot ka më shumë se 4000 emigrantë. Një burrë që u sëmur ndërsa qëndronte në qendër vdiq në spital të shtunën. Ai besohet se ka kaluar në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël më herët në nëntor dhe stafi i Home Office po përpiqet të kontaktojë familjen e tij.
Dame Diana Johnson, e cila kryeson komitetin, tha se më 15 dhe 22 shtator dhe 1 dhe 4 tetor, se Zyra e Brendshme nuk kishte fuqinë të ndalonte emigrantët që prisnin për strehim të mëtejshëm.
Komiteti dëgjoi se 36 personat që ishin mbajtur në Manston ishin kthyer në Shqipëri, sipas marrëveshjes së qeverisë për kthimin e emigrantëve dhe shkelësve. Kjo është nga 12,000 shqiptarë që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit, nga 800 vitin e kaluar dhe 50 në vitin 2020, sipas shifrave zyrtare. Dan O’Mahoney, komandanti i kërcënimeve të kanalit klandestin të Home Office, tha gjithashtu se ishte një polic shqiptar që punonte me zyrtarët në kampin e Kent.
Plani, sipas të cilit Mbretëria e Bashkuar i ka paguar Ruandës 140 milionë funte, aktualisht është në pritje pasi përballet me një sfidë ligjore në gjykatë. Sekretarja e Brendshme këmbënguli se ajo kishte ende besim në skemë dhe besonte se gjykatat do ta vendosnin atë si të ligjshme.