Connect with us

Aktualitet

BE ngre alarmin për produktet në Shqipëri? Muçollari: Faji i qeverisë, s’ka kontrolle

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari, tregon arsyen se pse studimi i fundit nga BE, ngre alarmin për cilësinë e ulet te produkteve të prodhuara në Shqipëri.

Sipas të dhënave të siguruara nga PD, monitorimi ka pasur një shkallë të lartë të pesticideve të ndaluara në BE.

Ai deklaron se fermerët blejnë ato pesticide që ofrohen në treg, të cilat duhet të kalojnë sipas disa rregullave që shteti duhet t’i ofrojë e kontrollojë, por siç edhe dihet në Shqipëri shteti është inekzistent.

“Rasti konkret bëhet fjalë për një plan të organizuar nga BE, një tesitm i 200 produkteve i bërë ne mesin e vitit të kaluar.

Janë marrë 200 produkte nga tregu shqiptar, nga tregu vendas, te cilat janë analizuar për nivelin e pesticideve.

Cili ka qenë qëllimi i këtij monitorimi?!

Që të mblidheshin të dhëna si të ndihmohen çdo ditë e më shumë fermërët, të dhëna të cilat publiku duhet t’i shikonte dhe të ishin transparente e të lidheshin me nivelin e përmbajtjejen e produkteve apo lëndëve të demshme brenda produkteve.

Sipas të dhënave tona, monitorimi ka pasur një shkallë të lartë të pesticideve të ndaluara në BE .

Çfarë do thotë kjo? Do të thotë që fermerët blejnë ato pesticide që ofrohen në treg, të cilat duhet të kalojnë sipas disa rregullave që shteti duhet t’i ofrojë e kontrollojë.

Dhe herë pas here, ato gjenden në kushte ku blejnë produkte të rrezikshme, që ata nuk e dinë që janë të rrezikshme.”- deklaroi Muçollari/ Syri Tv.

Advertisement