Connect with us

Kosova

BE VENDOS/ Ja kush do të jetë ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Callas, së shpejti do të dalë me një vendim se si do të vazhdojë procesi i ndërmjetësimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht nëse do të vazhdojë përmes një përfaqësuesi special, siç ishte rasti gjatë mandatin e Borelli-t, apo nëse Callas do ta marrë vetë ndërmjetësimin, raporton Gazeta Express.

Një nga problemet më kërkuese për shefen e re të politikës së jashtme të BE-së do të jetë dialogu dhe procesi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kalas do ta ketë ndihmën e Miroslav Lajçakut deri më 31 janar, kur i skadon mandati që i ka dhënë Brukseli për ndërmjetësim.

Zëdhënësja e re e BE-së, Anita Hiper, ka thënë për Gazetën Express se BE-ja së shpejti do të dalë me një qëndrim se si do të vazhdojë për këtë çështje.

Hiper theksoi se mandati i Lajçakut do të qëndrojë në fuqi deri më 31 janar 2025.

“Mandati i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit. “Ne së shpejti do të njoftojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,” tha Hipper.

Kohë më parë u përmendën emrat e “zëvendësuesve” të mundshëm të Miroslav Lajçakut, por Brukseli vendosi t’ia zgjasë mandatin deri më 31 janar të vitit pasardhës, në mungesë të konsensusit për asnjërin prej emrave të diskutuar.

Njëri prej emrave ishte edhe ish-diplomati finlandez Pekka Havisto, ndërsa nga Ministria e Jashtme e Finlandës në fillim të tetorit, në përgjigje të pyetjes deklaruan se presin që Komisioni i ri Evropian të marrë detyrën. .

“Përgjithësisht, emërimi i Përfaqësuesit Special të BE-së bie nën mandatin e Përfaqësuesit të Lartë dhe të Zëvendës Presidentit.

Në këtë moment presim që Komisioni i ri dhe Përfaqësuesja e Lartë të marrin detyrën në muajt në vijim dhe se Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës Presidenti i ri do të përcaktojnë prioritetet e tyre, përfshirë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në reagimin e Ministrisë finlandeze.

Advertisement