Connect with us

Politike

Bejko bën deklaratën e fortë: Berisha mund t’ia trashëgojë partinë Metës

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ditën e sotme ka bërë një deklaratë të fortë.

Bejko, kandidati i Alibeajt për kryqytetin  tha se ish-kryeministri Sali Berisha mund të ketë në plan t’i trashëgojë kreut të PL-së, Ilir Meta, pjesën e tij të Partisë Demokratike.

Ai madje theksoi se kauza e tij është largimi nga e shkuara e keqe. Sipas Bejkos, pa aleancë me SHBA-në, Britaninë dhe BE-në Berisha nuk mund të vijë në pushtet.

Bejko: Kauza ime është largimi nga e shkuara e keqe, Berishizmi dhe të kemi një PD të mirëfilltë. Nuk do jetë kryetari që do vendosë nesër por forumet politike. Të ketë një demokraci funksionale. Në shtetin ligjor vendimet i marrin gjykatat dhe PD është partia… mund të them sot që ‘unë jam Sali Berisha’, por nuk jam. Është një vendim gjykate që thotë se do të drejtohet nga Alibeaj. Pjesa tjetër është pa emër, ka qenë pjesë e PD por është ndarë. Berisha e ka futur në koalicionin me partinë komuniste. PD është e vetmja parti demokrate në zgjedhje.

Nëse ne nuk do dilnim me kandidatë s’do kishte demokratë, por do kishte vetëm flamuj socialistë. Duhet të çlirohet demokracia shqiptare. Sot unë përfaqësoj ligjin e fortë kundër Berishizmit. Pa partneritet me SHBA-në, Britaninë dhe BE, ta harrojnë që të vijë në pushtet një figurë e vjetër e konsumuar dhe të japë shpresa. Këta janë Berisha dhe Meta.
Berisha e sheh Metën si të besuar dhe ndoshta pjesën e PD që ka marrë do ia trashëgojë atij. Paterica e Ramës është Berisha dhe Meta. Me Berishën non-grada dhe Metën pa parti të fuqishme, Rama do të rrijë në pushtet.

Advertisement