Connect with us

Politike

Bejko kundër Bashës: Humbe betejën me Berishën e Ramën, tërhiqu! Koha për parti të re

Roland Bejko foli lidhur me të ardhmen e grupimit të demokratëve euroatlantikë të Lulzim Bashës pjesë e së cilës është dhe ai.  Bejko nuk e fsheh zhgënjimin me lidershipin e Bashës.

‘PD e humbi çështjen e vet në gjykatë. Ia ktheu legalitetin Sali Berishës. U hoq shansi që PD ti pastrohej emri. Ia humbën gjyqtarët. Pse vepruan kështu le ta analizojnë kush të dojë. Para se ta kërkoj tek të tjerët fajin e gjej tek vetja. Ne nuk përfaqësuam PD atje ku duhet të ishte. Atë ndezje që i bëmë ne në fushatën e vitit të kaluar doja të vazhdonin edhe më vonë. Prandaj doja zgjedhje në PD që lidershipi të ishte në detin e trazuar.

Zoti Basha zgjedhur një strategji soft, na kishte premtuar seku do të jetë në krye do ta vazhdojë atje ku e latë ju. Nuk u bë kjo. Ishte e trishtë. Pavarësisht se vijon të pretendojë se ishte rruga e duhur për të mos dalë në betejë. U krijua mendimi që këta ose nuk duan të bëjnë betejë ose teoritë që Basha nuk ka ndryshuar fare. Duke mos u përplasur. Sa kanë ndikuar këto në vendimin e gjykatës nuk e di. Them  që ishim deficitar edhe prej zotit Basha.’

Advertisement