Connect with us

Aktualitet

Beogradi mbështet procesin e Lajçakut për formimin e asociacionit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, së bashku me ambasadorin Marko Gjuriç, ka biseduar me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-IT në Beograd si edhe me përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, si dhe situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Petkovic ka përcjellë një mesazh të qartë nga Beogradi për domosdoshmërinë e formimit të asociacionit, të cilën serbët në Kosovë e kanë pritur për 11 vjet, dhe në këtë kuptim, ai theksoi se Beogradi i vlerëson dhe i mbështet shumë përpjekjet e bëra nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak.

Petkovic u ka kujtuar bashkëbiseduesve se delegacioni i Beogradit ka pasur disa takime konstruktive vitin e kaluar për Draft Statutin me ekspertë të BE-së, por që fatkeqësisht ato bisedime u ndalën në momentin kur Albin Kurti mori vendim të njëanshëm për heqjen e dinarit në Kosovë.

Lidhur me çështjen e dinarit, ai theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga vendimi i Prishtinës për të pezulluar përdorimin e dinarit dhe transaksionet e pagesave. Sipas tij, ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse vë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë.

Përveç kësaj, Petkoviç shtoi se dhuna e përditshme e ushtruar nga regjimi i Prishtinës ndaj serbëve dhe urrejtja ndaj gjithçkaje serbe në Kosovë kërcënon stabilitetin e fituar me vështirësi në terren dhe në të gjithë rajonin.

Advertisement