Politike
Beqaj merr pozicionin e ri/ Hoxha: Të gjithë presin që të arrestohet, Rama e gradon
Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin te Rithemelimit, ka reaguar pas lajmit se Ilir Beqaj ka zëvendësuar Romina Kuko në përbërjen e grupit negociator për negociatat e Shqipërisë me BE.
Në një reagim të bërë në Facebook, ai shkruan se ndërsa të gjithë “presin që Beqaj të arrestohet për aferën e më të madhe korruptive, Rama e gradon kryenegociator me BE”.
“Kur te gjithe presim arrestim e Ilir Beqaj per nje nga aferat me te medhaja korruptive, Rama e gradon kryenegociator me BE!!!!”, shkruan ai.