Connect with us

Sport

Berat Gjimshiti në prag të ndeshjes së Champions League: Dukem veteran, por kam shumë uri… si në fillimet e mia

Mbrëmjen e së mërkurës do të jetë rradha e kapiteni kuqezi të zbresë në arenën europiane të Champions League.

Atalanta do të përballet me Slavian e Pragës dhe në konferencën për shtyp në prag të sfidës në krah të trajnerit Juriç, ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili është një titullar i padiskutueshëm i klubit italian, madje një veteran, pasi me fanellën zikaltër ka luajtur 295 ndeshje.

“Ndeshja që presim nesër është e vështirë; të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të vështira. Ata gjithmonë janë mësuar të fitojnë në ligën e tyre. Unë njoh disa lojtarë të Slavia Pragës sepse jam përballur me ta; ata kanë një sulmues fizik që është i mirë në zonë (Chory). Taktikisht, diçka ndryshon midis ekipit kombëtar dhe këtu; gjëja e rëndësishme është të bësh mirë dhe të ndihesh mirë. Përvoja ndihmon; në vitet e fundit, jam mësuar të luaj shumë ndeshje; nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar.

Në letër, jam veteran, por jam po aq i uritur sa kam qenë në vitet e kaluara; dëshira për t’u përmirësuar është rruga e duhur. Jam krenar për paraqitjet e mia për Atalantën. Është një gjë e shkëlqyer dhe i falënderoj stafin dhe klubin që më sollën në një nivel të caktuar. Kur arrita, nuk ishte e njëjta gjë… Jam shumë i lumtur që jam këtu, shpresoj të luaj edhe dyqind ndeshje të tjera”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi i Atalantës.

Advertisement