Connect with us

REAGIM

Berberi, luleshitësi dhe politikanët

Një ditë një luleshitës shkoi te berberi për një prerje flokësh. Pasi mbaroi ai pyeti sa kushton dhe berberi iu përgjigj: “Nuk mund të pranoj para. Unë jam duke bërë shërbim komunitar këtë javë.” Luleshitësi mirënjohës u largua nga ambientet. Kur berberi shkoi të hapte dyqanin e tij të nesërmen në mëngjes, ai gjeti një letër falënderimi dhe një duzinë trëndafilash në derën e përparme.
Pastaj hyri një bukëpjekës për t’i prerë flokët dhe kur shkoi të paguante, berberi tha: “Unë nuk mund të pranoj para. Jam duke bërë shërbime komunitare këtë javë.” Bukëpjekësi, shumë i lumtur u largua. Të nesërmen në mëngjes, kur berberi u kthye në dyqan, gjeti një letër falënderimi dhe shumë lloje bukësh që e prisnin te dera.
Pastaj një senator shkoi për të prerë flokët dhe kur ai ishte gati të paguante përsëri berberi tha: “Unë nuk mund të pranoj para. Jam duke bërë shërbim komunitar këtë javë.” Senatori u largua jashtëzakonisht i kënaqur.
Të nesërmen, kur berberi shkoi për të hapur dyqanin, ishin dhjetëra senatorë, 10 deputetë, 15 këshilltarë rajonalë, kryetari i bashkisë dhe disa këshilltarë bashkiakë, disa prej tyre me gratë dhe fëmijët e tyre në krah, në radhë për të prerë flokët. falas.
Kjo, i dashur mik, tregon dallimin thelbësor që ekziston aktualisht midis qytetarëve të thjeshtë dhe anëtarëve të grupit të “ndershëm” të qytetarëve që na qeverisin…
Ju lutem, në zgjedhjet e ardhshme, përpara se të votoni, zgjidhni me kujdes dhe ndërgjegje…
Hajduti i zakonshëm të vjedh: para, një orë, një zinxhir, një makinë, një celular dhe çdo budallallëk tjetër.
Politikani të vjedh: shëndetin, arsimin, pensionet, kohën e lirë, punën, shtëpinë dhe madje edhe ndërgjegjen tuaj.
Hajduti i pare: Ai te zgjedh ty…
Hajdutin e dytë e zgjedh ti.
Mendoni për këtë!
Përshëndetje të përzemërta: Berberi!
Advertisement