Connect with us

Bota

Bëri biznes dhe miqësi të rrezikshme, aktori hollivudian merret në pyetje nga FBI

Leonardo DiCaprio po merret në pyetje nga FBI për një miqësi të rrezikshme. Bëhet fjalë për miqësinë e tij me Jho Low, i cili kërkohet në mbarë botën për mashtrimin ndaj Malajzisë, duke përvetësuar një fond prej rreth 4.5 miliardë dollarë. Lajmi u publikua nga Bloomberg, por faktet datojnë në vitin 2018.

Aktori fitues i Oskarit ka marrë financime nga miku i tij për filmin “The Wolf of Wall Street” dhe shumë dhurata, mes të cilave edhe piktura të Basquiat.

Miqësia mes financierit malajzian Jho Loë dhe Leonardo DiCaprio-s zgjati pesë vjet, takimi i tyre i parë në një disko daton në vitin 2010.

DiCaprio e quajti atë “njeriu im”, por FBI gjeti shumë pseudonime dhe mijëra mesazhe dhe email. Nga hetimet duket se mashtruesi e bleu miqësinë me yllin me dhurata të rëndësishme dhe projekte milionere.

Të dy planifikuan biznese planifikuan së bashku, si një mega-fond miliarda dollarësh për filma të shumtë, një park argëtimi Warner Bros në Azi me udhëtime të bazuara në filmat e DiCaprio, një eko-resort në Belize.

Aktori u mbrojt duke thënë se i kishte bërë disa kontrolle nga menaxherët e tij dhe rezultoi se gjithçka ishte “në rregull”.

Advertisement