Connect with us

Politike

Berisha: Bajrat me telefona në burgun e Reçit për të komanduar zgjedhjet, banda e Pëllumb Gjokës dhe…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike disponon dokumente që provojnë blerjen masive të votës në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se rezoluta e miratuar, synon të garantojë integritetin e procesit zgjedhor dhe përmban prova konkrete për manipulimet.

Berisha akuzoi Edi Ramën për përdorimin e bandave dhe strukturave kriminale në funksion të fushatës elektorale. Sipas tij, përfshirja e figurave si Pëllumb Gjoka, Bajrat dhe Vis Troplini është e dokumentuar dhe synon frikësimin e votuesve. Ai paralajmëroi se këto grupe do të shpallen “terroristë elektoralë”. Berisha përfundoi se PD do të fitojë zgjedhjet sepse Rama nuk mund të fitojë kurrë në zgjedhje të lira.

Berisha: Pyetja që më shtrojnë mua, si do e mbrosh votën a do e mbrosh votën? Por 2 gjëra janë bërë: e para, kjo rezolutë është për këto zgjedhje, kjo rezolutë është për integritetin e procesit elektoral, është titulli i saj, dhe i kushtohet pikërisht këtyre zgjedhjeve. Për shembull ka këtu, blerja e votës nga një seri faktorësh: blerja e votës me lekë, blerja e votës me kanabis, blerja e votës me punësime, blerja e votës me prokurime, blerja e të drejtës së votës.

Që të gjitha këto, janë në këtë rezolutë dhe janë për këto zgjedhje. Sepse ne kemi dokumenta.

Nuk shkruheshin këto kurrë po të mos jenë me fakte. Kemi ne fakte.
Ne, sa për dijeni, para 3 javësh kemi pasur mbi 100 dokumente të të gjitha llojeve dhe janë shtuar tani, nuk e di sa është numri.
Rezolutat kanë një komitet, para se të vijnë në seancë plenare ato shqyrtohen me lupë në komitet.

Një gjë të them unë ty, Rama është në thyerje qafe. E sigurt.
Unë nuk e ndaloj dot Ramën, të ndërsejë Pëllumb Gjokën dhe të aktivizojë bandën e tij në Velipojë, por unë faktoj këtë.

Unë nuk e ndaloj Ramën të transferojë Bajrat në burgun e Reçit dhe t’i pajisë me telefon për të komanduar, por unë i denoncoj ata dhe i faktoj.
Unë nuk e ndaloj për Visin e Troplinëve, që të bëjë gjithçka bashkë me Ergys Agacin, të kapë njerëz të tanë, t’i kërcënojë e t’i bëjë, nuk i ndaloj unë ata por ne i dokumentojmë fort.

Dhe ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të shpallen terroristë bashkë me Gysin, terroristë elektoralë.
Ne jemi në një betejë më serioze të jetës sonë për votën e shqiptarëve, dhe do e fitojmë.

Do fitojmë zgjedhjet, do fitojmë të drejtën, se në zgjedhje të lira Edi Rama s’fiton kurrë.

E kapën shoferin e Taulant Ballës, e bënë copa, shoferi i Taulant Ballës refuzonte të mbledhte vota për Sara Milan, mbledhte për një tjetër.

Advertisement