Connect with us

Politike

Berisha bën akuzën e fortë: Biznesmeni Pëllumb Gjoka, kapter i Gjergj Lucës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të biznesmenit Gjergj Luca. Në një aktivitet sot Berisha deklaroi se biznesmeni i arrestuar në kuadër të “Metamorfoza” Pëllumb Gjoka, është kapter i Lucës.

“Çfarë është Pëllumb Gjoka para Edi Ramës? Më thoni mua. Është nënfish i Edi Ramës. Po prisni sa të dalin Gjokat e tjera në Durrës, në Elbasan, në rrethe të tjera, të gjitha fijet te Edi Rama.

Pëllumb Gjoka ka qenë kapter i Lucës, një vartës i tij. Gjeneral ka qenë Luca, i Edi Ramës. Ne jemi opozitë, nuk kemi fuqi ligjzbatuese dhe ne duhet të merremi me njeriun dhe pushtetin që sjell të gjitha këto.”, pohoi Berisha.

Advertisement