Aktualitet
Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Kemi mbledhur 45 firma, do kërkojmë…
Deputeti demokrat Luçiano Boçi thotë se kanë mbledhur rreth 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Berishës, Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij ndonëse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
“Kanë refuzuar mocionin me debat sikurse kanë bërë javën e kaluar. Kanë refuzuar pjesëmarrjen në interpelancë, por aksioni ynë nuk përfundon këtu. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Janë mbledhur mbi 45 firma. Kreu i grupit të PS ka deklaruar që kërkesa do refuzohet ndërkohë që gjykata kushtetuese është shprehur qartë që ngritja s’mund të ndalohet nga Parlamentin”, tha Boçi.