Politike
Berisha nën masë nga SPAK, Luca: Historike, e shtuna e fundit komuniste në Shqipëri
Biznesmeni Gjergj Luca e ka cilësuar si historike ditën kur SPAK (e shtunë 21 tetor) kërkoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën, i akuzuar për korrupsion.
Në një shënim në rrjetet sociale, Luca thekson se ajo ishte e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Sipas tij atë ditë u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar, blu apo i kuq, gojështhurur apo gojëkyçur.
‘Historike ishte e shtuna e kaluar, e shtuna e fundit komuniste e Shqipërisë. Dita kur u shkërmoq miti i pandëshkushmërisë dhe ligji veproi i njëjtë për cilindo, kollovar apo beqar, blu apo i kuq, gojështhurur apo gojëkyçur…
Ndaj shkova u fala sot në xhami dhe të dielën në kishë se ky vend po merr frymë i lirë e po bëhet çdo ditë me punën e njerëzve të ndershëm që mbaheshin peng nga kodoshët e tranzicionit. Kush e ka rradhën ju lutem?’- u shpreh Luca.