Connect with us

Politike

Berisha: Një pensioniste shembi propagandën mashtruese të Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mitingun qytetar ka denoncuar mashtrimet dhe propagandën e Edi Ramës me pensionet.

“Ne do të fitojmë, tha Berisha, sepse ne kemi një kauzë të drejtë, ne luftojmë për demokracinë”. “Ne luftojmë për dinjitetin”, tha ai.

Fjalë e plotë:

Të dashur miq, që nga fillimi i rrugëtimit tonë 3 vite më parë, unë çdo ditë kam besuar i palëkundur në fitoren tonë.

Në asnjë çast, sado vështirësi që kemi kaluar, sado sulme që na u bënë, kurrë nuk jam lëkundur, nuk kam humbur besimin në fitoren tonë.

Sepse ne kemi një kauzë të drejtë, ne luftojmë për demokracinë. Ne luftojmë për dinjitetin.

Ne luftojmë për votën e lirë.

Ne luftojmë për kombin shqiptar dhe intersat më jetike, që për hir të së vërtetës, Zoti e ka mbrojtur në shekuj e shekuj.

Por mbi të gjithë, ne jemi shpresa e fundit që u ka mbetur shqiptarëve.

Por ndonëse unë kam besuar gjithmonë në fitore, do ndaj me ju një histori sonte, e cila më konfirmoi edhe një herë se fitorja jonë në 2025 është e padiskutueshme.

Të dashur miq, ditën e enjte ne u bëmë dëshmitarë të një dueli në të cilin një nënë, një motër, një gjyshe, një grua në rolin e Davidit e dërrmoi, e sfazoi, e turpëroi Golian në studion e televizionit Klan.

Ajo ia plasi në surrat Edi Ramës, të vërtetën se si sot jetonte ajo dhe 700 mijë pensionistë në Shqipëri.

Me pak fjalë, ajo i shembi propagandën mashtruese të Edi Ramës të viteve e viteve, por edhe të një muaji rresht që kalon nga një takim në një tjetër për të mashtruar pensionistët që i ka katandisur në qeniet më mjeranë të planetit tonë.

Në një takim, ky mashtrues i pashpirt u nxjerr biznesmenët përpara se këta po kryejnë krime kundër njerëzimit, se po fshehin të ardhurat për pensionistët.

Në takimin tjetër u thotë se fajin e ka Saliun.

Kurse ajo nënë, ajo motër, ajo guximtare i tregoi Edi Ramës, ia përplasi në fytyrë dhe i tha: turp nuk ke, fytyrë nuk ke, i pacipë je, me na mashtrue, nuk na mashtron dot.

Ajo me logjikë të kristaltë rrëzoi të gjitha tabelat e mashtruesit ordiner, i cili i lë 700 mijë shqiptarë të numërojnë kafshatat, i lë pa ilaçe dhe u servir nga një sallë në tjetër mashtrimet.

Njëherë u thotë se fajin e kanë biznesmenët, por harron mashtruesi se ka shpallur një buxhet 8 miliardë euro, në të cilën ai nuk ka asnjë qindarkë, por të gjitha janë para që paguajnë qytetarët dhe bizneset.

Herën tjetër u thotë fajin e ka Saliu, paçka se në atë periudhë pensioni minimal nga 36 dollarë u rrit në 82 dollarë. Paçka se pensioni mesatar nga 96 euro u rrit në 146 mijë lekë.

Kurse në 11 vite, pensionet sot jo që nuk u indeksuan, jo që nuk u rritën, por në fuqi blerëse janë 40 përqind më të ulëta se sa ishin 11 vite më parë.

Advertisement