Connect with us

Politike

Berisha nuk ndalet: Lubia harxhon 10 mijë euro në muaj për të larë prapanicën e makinës së saj

Sali Berisha ishte sot në Berat, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD-së lëshoi sërish akuza në drejtim të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Lideri opozitar solli edhe njëherë në vëmendje Belinda Ballukun, që vetëm për të larë makinën e saj harxhon 10 mijë euro në muaj.

“Shoh që qytetarët plaçkiten në mënyrën më të pamëshirë nga një grup qeveritarësh, vendorë dhe qendrorë, që nuk kanë të ngopur. Që ndajnë pasuritë tuaja me njëri tjetrin. Që zhdukin qindra milionë euro.

 

 

Çfarë i thoshte mbrëmë Edi Rama gazetarit?

Kur gazetari e pyeste; ‘po ai inceneratori 130 milionë euro nuk ekziston dhe paratë janë zhdukur”’ I thoshte gazetarit u djegsh në incinerator. Kush të digjet? Gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje, apo ai që ka vjedhur taksat tuaja. Urdhëroni çfarë përgjigje jep.

Çfarë kuraje ka, tha u djegshi në incinerator. Sikur incenerator ishte një gjë, jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione. O miq, 812 mijë pensione janë 130 milionë euro. Apo Lubia, për të larë prapanicën e makinës 10 mijë euro në muaj. Fëmijët tanë vdesin për ilaçe” – u shpreh Berisha.

Advertisement